Aktualitet

VIDEO- Çfarë po ndodh në Vlorë? Përplasje fizike me Policinë, shoqërohen në Komisariat 3 persona

Efektivët shihen të kenë ndaluar një automjet.

f.t
VIDEO- Çfarë po ndodh në Vlorë? Përplasje fizike me
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË- Në qytetin bregdetar të Vlorës, duket se po zhvillohet një aksion policor. Në pamjet më poshtë të siguruara nga ZËRI, shihen efektivë të policisë, të cilët janë përplasur me disa persona. Efektivët shihen të kenë ndaluar një automjet, por duket se personat po bëjnë rezistencë, ku është dashur të përdorin edhe forcë fizike. Në sfond duket edhe një grua teksa diskuton me një nga efektivët. Në komisariat janë shoqëruar tre persona.


Nuk dihet ende arsyeja e ndalimit dhe çfarë ka sjellë përplasjen mes tyre. Pritet një njoftimi i policisë Vlorë në lidhje me situatën./ZËRI

Poll

MOS HUMB