Aktualitet

Tre rrugë të tjera ME PAGESË, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier në LISTË

Numri dy i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh se të gjitha këto rrugë do të kenë dhe rrugë alternative, për qytetarët që nuk duan të paguajnë.

E.K
Tre rrugë të tjera ME PAGESË, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj
Autostrata Milot-Thumanë

TIRANË- Tre rrugë të tjera janë në listën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjinë, të cilat do të bëhen me pagesë. Lajmin e bëri me dije zëvendësministrja, Enkeleda Muça gjatë fjalës së saj në Komisonin e Ekonomisë. Muça tha se të gjitha rrugët që do të jenë pjesë e Koridorit Blu, Milot-Fier do të jenë me pagesë, konkrtetisht, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier! Numri dy i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh se të gjitha këto rrugë do të kenë dhe rrugë alternative, për qytetarët që nuk duan të paguajnë.

Enkeleda Muça: Segmenti Milot-Thumanë është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të kontratës. Për Milot Balldrenin jemi në një fazë procedure për përzgjedhjen e projektimit ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimin e segmentit. Për Balldren-Muriqanit jemi në fazën e studimit të fizibilitetit. Në lidhje me segmentin Kashar-Pezë-Lekaj është shpallur fituesi jemi në fazë negocimi dhe shumë shpejt do të nisin punimit dhe për Lekaj-Fier është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të saj. Të gjitha do të ketë një rrugë alternative sepse jemi në Partneritet Publik Privat. Do të jenë me të njëjtën formulë si Thumanë-Kashar, dhe do të jenë me koncesion. Do të jenë me pagesë por do të ketë rrugën alternative gjithmonë në përdorim.

Për tre akset që janë shpallur fituesit e koncesioneve. Vlera totale e investimit është 839,4 milionë euro. Ndërkohë afati i koncensionit është 35 vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB