Aktualitet

Qeveria britanike merr VENDIMIN, mbyllet anija ku Leonard Farruku i dha fund jetës

Disa banorë në Portland kundërshtuan anijen, të shqetësuar se komuniteti lokal nuk ishte konsultuar dhe nga frika e ndikimit në shërbimet lokale si kujdesi shëndetësor. Aktivistët shprehën gjithashtu shqetësime për kushtet në të cilat jetonin burrat dhe kërkuan mbylljen e saj.

E.K
Qeveria britanike merr VENDIMIN, mbyllet anija ku Leonard Farruku i dha fund
Leonard Farruku

BRITANI- Anija “Bibby Stockholm”, në të cilën strehoshin emigrantët e futur ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ku humbi tragjikisht jetën, i riu shqiptar Leonard Farruku është mbyllur. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Brendshme e Britanisë, e cila njofton se kontrata ka përfunduar.

“Kontrata për maunen Bibby Stockholm, e cila strehon azilkërkuesit në brigjet e Dorset, nuk do të rinovohet në janar”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Zgjerimi i përdorimit të anijes, e cila është ankoruar në Portland, do të kushtonte më shumë se 20 milionë funte vitin e ardhshëm. Anija trekatëshe ka kapacitet për deri në 500 burra, nga mosha 18 deri në 65 vjeç. Tani e drejtuar nën një qeveri laburiste, Ministria e Brendshme tha se masa ishte pjesë e një angazhimi për të "pastruar ngarkesën e mbetur dhe rregulluar sistemin e azilit".

Dame Angela Eagle, ministrja për sigurinë kufitare dhe azilin, tha se ajo dëshironte që sistemi i azilit të funksiononte "me shpejtësi, vendosmëri dhe në mënyrë të drejtë" dhe të siguronte që rregullat të zbatoheshin siç duhet.

“Sekretari i Brendshëm ka vendosur plane për të filluar pastrimin e numrit të mbetur të azilit dhe për të bërë kursime në akomodim që po sjell fatura të mëdha për taksapaguesit,” tha ajo.

Anija-maune do të vazhdojë të strehojë emigrantë deri në skadimin e kontratës në janar 2025. Ka pothuajse një vit që kur banorët e parë u zhvendosën në Bibby Stockholm. Qeveria e mëparshme konservatore tha se ajo u prezantua për të lehtësuar presionin mbi sistemin e azilit.

Disa banorë në Portland kundërshtuan anijen, të shqetësuar se komuniteti lokal nuk ishte konsultuar dhe nga frika e ndikimit në shërbimet lokale si kujdesi shëndetësor. Aktivistët shprehën gjithashtu shqetësime për kushtet në të cilat jetonin burrat dhe kërkuan mbylljen e saj.

Gjurmët e baktereve Legionella u gjetën në sistemin e ujit në bord të maunes, vetëm disa ditë pasi migrantët e parë hipën në anije në gusht 2023, raporton BBC. Shqetësimet për mirëqenien u ndezën gjithashtu pasi emigranti shqiptar Leonard Farruku, 27 vjeç, u gjet i vdekur, pasi ishte vetëvarur, vijon më tej media britanike.

Leonard Farruku dhe fati i tij i zi

Leonard Farruku ndërroi jetë në dhjetor duke u vetëvarur në banjo pa e ditur se ai kishte fituar të drejtën për të punuar në Angli e drejtë e cila iu dha nga Home Office. I riu shqiptar kishte mbërritur në Angli prej një viti dhe qëndronte në një azil në Bibby Stokholm. Ai u kishte paguar kontrabandistëve 4,000 euro për të shkuar në Britani ilegalisht me një varkë të vogël përtej Kanalit në gusht 2022.

Më pas, ai kishte kërkuar azil dhe kërkesa e tij po shqyrtohej në mënyrë aktive nga Zyra e Brendshme në kohën e vdekjes së tij më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Farruku kishte aplikuar për të punuar në një profesion me mungesë, siç lejohet sipas rregullave të Home Office dhe e kishte fituar. Lajm të cilin nuk arriti ta merrte arsye e cila ende mbetet e dyshimte pasi autoritet thone se disa ditë para vdekjes së të riut i ishte dërguar njoftimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB