Aktualitet

Rasti i Leonard Farrukut/ Home Office e pranon: S'i njoftojmë famlijet kur vdesin nën kujdesin tonë

Home Office dha informacione se kishte pesë vdekje në mes janarit dhe qershorit të vitit të kaluar, me një të konfirmuar si vetëvrasje.

f.t
Rasti i Leonard Farrukut/ Home Office e pranon: S'i njoftojmë famlijet
Leonard Farruku

BRITANI E MADHE- Zyra e Brendshme, Home Ofice ka zbuluar se nuk i informon në mënyrë rutinore anëtarët e familjes kur azilkërkuesit vdesin nën kujdesin e saj dhe nuk dëshiron të japë detaje të këtyre vdekjeve publikisht në rast se i shqetëson ata dhe "vënë në rrezik shëndetin e tyre mendor", shkruan The Guardian.

Zbulimi vjen në një kohë kur ka pasur 176 vdekje nga të gjitha shkaqet që nga viti 2020 dhe një dyfishim i numrit të vetëvrasjeve gjatë kësaj periudhe me të paktën 23 persona që kanë marrë jetën. Mes tyre edhe Leonard Farruku, 27-vjeç, nga Manza e Durrësit, i cili u vetëvra në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

OJQ-të kanë paralajmëruar kohët e fundit se azilkërkuesit janë në rrezik veçanërisht të lartë të vetëvrasjes, pjesërisht për shkak të politikave të Home Office, si futja në vendet e strehimit masiv të tilla si Wethersfield në Essex dhe maunia Bibby Stockholm në Portland, Dorset. Home Office ka konfirmuar se po vë në dispozicion më pak informacion në lidhje me këto vdekje sesa kishte bërë më parë. 

Ndërkohë Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO), ka dalë kundër kësaj praktike të ndjekur nga Home Office, duke dalë në vendimin se duhet të jepet informacione për çdo rast. Home Office dha informacione se kishte pesë vdekje në mes janarit dhe qershorit të vitit të kaluar, me një të konfirmuar si vetëvrasje. Por refuzoi të jepte detaje të tjera si mosha, gjinia dhe kombësia, duke përmendur një seksion të Aktit të Lirisë së Informacionit që jep të drejtën për të mbajtur informacionin nëse ka gjasa të “rrezikojë shëndetin fizik ose mendor të çdo familjari” ose sigurinë e tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB