
TIRANË- Një video e një vajzë që qëllon me armë zjarri është bërë virale në rrjet. Në pamjet e publikuara, e reja me një cigare në dorë, qëllon disa herë me armë zjarri buzë detit. Por misteri se ku e ka gjetur armën e zjarrit merr fund shumë shpejt. Po në të njëjtën video, të publikuar nga "JOQ", shfaqet e reja me një efektiv të Policisë së Shtetit, i cili identifikohet si i tillë nga uniforma e tij. Teksa qëndrojnë bashkë, ajo i dedikon edhe një këngë.
"Everybody knows that im a good girl officer,"-thuhet në vargun e këngës, që në shqip përkthehet: Të gjithë e dinë që jam vajzë e mirë oficer!
MOMENTI ME VIDEO:
Nuk dihet lidhja konkrete që ajo ka më efektivin e Policisë, por për shkak të fakti se ai ka një armë zjarri si pjesë të punës së tij, dyshohet se arma është e tij./ZËRI