Aktualitet

Dënim pas dënimi/ Mesazhet e telefonit i zbulojnë tregtinë e kokainës, shtohen vitet e burgut për shqiptarin në Angli

Klejdi Kazani, 24 vjeç, u dënua me 7 vite heqje lirie në maj të vitit 2022, pasi u kap në flagrancë me një pistoletë. 

k.m.
Dënim pas dënimi/ Mesazhet e telefonit i zbulojnë tregtinë e
Klejdi Kazani

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i dënuar për shitje armësh, duket se do të kalojë edhe më shumë kohë pas hekurave të burgut, pasi mbi shpinë i rëndon një tjetër akuzë. Ajo e shitjes së lëndëve narkotike. Klejdi Kazani, 24 vjeç, u dënua me 7 vite heqje lirie në maj të vitit 2022, pasi u kap në flagrancë me një pistoletë. Kazani dhe grupi i tij, i cili përbëhej nga bashkëkombës shqiptarë dhe një bullgar, u hetuan nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar në Londër, skuadër që zbuloi edhe të reja të tjera. 

Dënim pas dënimi/ Mesazhet e telefonit i zbulojnë tregtinë e
Klejdi Kazani

Kazani pranoi akuzat për armë zjarri dhe u burgos, por në telefonin e tij u gjetën mesazhe që zbuluan se ai kishte shitur pothuajse 14 kilogramë kokainë me vlerë më shumë se 1 milion paund. Përveç kokainës, kishte shitur edhe kanabis. Ndaj dënimit të tij aktual, iu shtuan edhe 5 vite të tjera brenda qelie. Mirëpo në pranga përfunduan edhe bashkëpunëtorët e tij. 

"Nationalcrimeagency" bëri me dije se përveç Kazanit, shtetasi bullgar Emil Spasov, 33 vjeç, nga Kingston-upon-Thames, u arrestua sepse drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Kazanit. Nga hetimet u zbulua se Spasov transportoi 6.1 kilogramë kokainë në nëntë udhëtime që bëri brenda për brenda Britanisë së madhe. Nga ky biznes kishte fituar 148,000 £ në para të gatshme. Për veprat penale u dënua me 5.4 vite heqje lirie. 

Olklen Perzhilla, 23 vjeç; Ervis Axhami, 37, dhe Mariklen Bello, 32, gjithashtu shpërndanë kokainë në disa raste. Ata u dënuan përkatësisht me 4 vjet, 3.8 vjet dhe 6 vjet burg. Oficerët që kontrolluan shtëpinë e Axhamit gjetën 20,000 £ në para të gatshme, të cilat ishin futur në mes të frigoriferit dhe një komodine me sirtarë kuzhine./ZËRI

Poll

MOS HUMB