Aktualitet

Vrau partneren me çekiç, drejtësia italiane dënon me 24 vite burg shqiptarin

Prokurorja e çështjes, Federica Iovine kishte kërkuar dënim të përjetshëm, por gjyqtari Stefan Tappeiner njohu një sërë faktorësh lehtësues nga pala mbrojtëse e shqiptarit. 

k.m.
Vrau partneren me çekiç, drejtësia italiane dënon me 24
Alexandra Elena Mocanu dhe Avni Meçja

ITALI- 24 vjet burg dhe 320 mijë euro dëmshpërblim! Ky është dënimi që i ka dhënë Gjykata e Triestes, 29-vjeçarit shqiptar Avni Meçja, i cili vrau me çekiç partneren e tij rumune. Pas disa viteve në gjykim, drejtësia italiane tha fjalën e fundit për vrasjen e Alexandra Elena Mocanu, banakiere 35-vjeçare. Prokurorja e çështjes, Federica Iovine kishte kërkuar dënim të përjetshëm, por gjyqtari Stefan Tappeiner njohu një sërë faktorësh lehtësues nga pala mbrojtëse e shqiptarit. 

Por, në dhënien e këtij vendimi, luajti rolin e tij edhe Meçja, i cili u shfaq shumë bashkëpunëtor në gjyq, ku edhe shprehu pendesë. Më pas, ndihmoi në rindërtimin e skenës së krimit, një sjellë kjo që binte në kontrast me precedentët e përndjekjes të të ndjerës dhe tentativën për arratisje drejt Shqipërisë pasi kreu vrasjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të 2022. Në banesë, pas sherrit, Meçja nisi ta qëllonte bashkëshorten dy herë me çekiç në kokë, duke i shkaktuar plagë që i shkaktuan jetën. Në orët e para të së dielës, 27-vjeçari doli nga banesa, dhe telefoni familjarët e tij duke i thënë se po shkonte drejt Shqipërisë, mirëpo ishin prindërit e tij, ata, të cilët e bindën që të kthehej dhe të dorëzohej. Trupi i pajetë i gruas u gjet në banesë, i mbuluar me një batanije. Dy vjet më parë, Alexandra kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar. Më pas do të kishte pasur një afrim të ri dhe vendimi për t'u kthyer për të jetuar së bashku në Bolzano./ZËRI

Poll

MOS HUMB