
TIRANË- Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”. Dy personat që kanë përfunduar në pranga janë identifikuar si: A. K., 36 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të cilët shisnin drogë në Allias. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë kontrolleve fizike dhe atyre në banesë, efektivët gjendën lëndë narkotike të disa llojeve: kanabis, kokaninë dhe heroinë. Drogën e kishin të shoqëruar edhe për mjetet në përdorim, gjithashtu edhe një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve A. K., 36 vjeç dhe M. M., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë. Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit,”-bën me dije Policia./ZËRI