Aktualitet

EMRAT+VIDEO/ 2 vëllezër rrahin dhe kanosin me armë një 20-vjeçar! Njëri arrestohet, tjetri ia mbath

Por kur ishte kthyer, vëllezërit e kishin pikasur në një servis makinash dhe aty i janë afruar dhe konfliktuar me të. Siç shihet dhe nga video, Gjin Gega, i cili mban armën e godet me tyten e pistoletës.

E.K
EMRAT+VIDEO/ 2 vëllezër rrahin dhe kanosin me armë një
Momenti kur e kanosin dhe e godasin

DURRËS- Një 20-vjeçar është dhunuar dhe kanosur me armë zjarri në Durrës nga dy vëllezër. Bëhet fjalë për Arjan dhe Gjin Gegën. Ky i fundit është shpallur në kërkim pasi në momentin që ka para Policinë ia ka mbathur. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17. Shkak për sherrin mes të rinjve është bërë një përplasje makinash e ndodhur kohë më parë, ndërsa i riu më pas ishte larguar nga Shqipëria. Por kur ishte kthyer, vëllezërit e kishin pikasur në një servis makinash dhe aty i janë afruar dhe konfliktuar me të. Siç shihet dhe nga video, Gjin Gega, i cili mban armën e godet me tyten e pistoletës. Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur depërshkallëzimin e konfliktit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës. Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit. Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./ZËRI

Poll

MOS HUMB