Aktualitet

“Verë e nxehtë” për Sejkon! Guvernatorin e pret llogaridhënia në vjeshtë, dosjet në SPAK e Prokurorinë e Tiranës

Siç është raportuar edhe nga ZËRI, Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se abuzimi është shtrirë deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, përfshirë dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

F.m
“Verë e nxehtë” për Sejkon! Guvernatorin e pret
SPAK, Guvernatori Gent Sejko dhe Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duket se do të kalojë një verë të vështirë, pasi me ardhjen e vjeshtës, e presin dy procese gjyqësore. Burime për ZËRI-n kanë bërë me dije se Dhoma Kombëtare të Përmbaruesëve Gjyqësore Privatë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj Guvernatorit, për shpërdorim detyre të lidhur me institucionet mikrofinanciare. 

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisionit të Përgjithsthëm Tiranë ka sjellë për gjykim kërkesën me objekt: pushimin e procedimit penal të vitit 2022 për veprën penale "shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, mbi bazën e kallëzimit penal të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesëve Gjyqësore Privatë, të kryer kundër Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,"-shkruhet në dosjen e siguruar nga ZËRI

Seanca paraprake ishte parashikuar të mbahej më 28 maj të këtij viti, por as Sejko dhe asnjë përfaqësues tjetër i Bankës së Shqipërisë nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa nga pala paditëse në sallë ka qenë vetë Tedi Malaveci.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ka vendosur deklarimin e pavlefshmërisë së kërkesës për pushimin e procedimit penal dhe kabërë kthimin e akteve pranë SPAK. GJKKO i ka lënë SPAK 3 muaj kohë që të hetojë Sejkon dhe ka vendosur që seanca gjyqësore paraprake të mbahet më datë 16.10.2024, në orën 10:00.

Por, kjo është vetëm njëra nga dosjet për të cilat Sejko duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për çështjen e mikrokredive. Pas denoncimeve të njëpasnjëshme, prokurori i Tiranës, Leonard Filopati, pas disa muajsh hetime konstatoi se çështja e mashtrimit dhe tjetërsimit të pronave përmes kredive, përmban elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë jo vetëm drejtues të shoqërisë “Micro Credit Albania”, “Final” dhe fondi “Besa”, por dhe një zinxhir përmbaruesish privatë.

Siç është raportuar edhe nga ZËRI, Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se abuzimi është shtrirë deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, përfshirë dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Ndërkohë që ZËRI vazhdon me denoncimet e qytetarëve që kanë rënë pre e mashtrimeve të këtyre institucioneve të licensuara nga BSH. Për të marrë edhe versionin e Bankës së Shqipërisë lidhur me "shumimin" e këtyre institucioneve, prej kohësh ZËRI ka kërkuar një komunikim zyrtar me BSH, por deri më tani ka marrë si përgjigje referencat që Sejko ka bërë në Kuvend dhe në media të tjera lidhur me rastin që është denoncuar nga vetë ZËRI

Si u zbulua skandali me mikrokreditë?

Prej më shumë se 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyrat e dhënies dhe mbledhjes së borxheve. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet t’i japë një përgjigje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB