Aktualitet

Ç'ndodhi në mensë? SKANDALI që shënjoi "Euro2024", magazinjeri shqiptar puthi pastruesen... e reja pandehu se ishte futbollist

Lidhur me këtë ZËRI ka dërguar një kërkesë për informacion në Federatën Shqiptare të Futbollit, por deri më tani FSHF nuk është përgjigjur për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen, e cila pa dyshim nëse vërtetohet do të njolloste rrugën e Shqipërisë në Kampionatin Europian, Euro 2024.

E.K
Ç'ndodhi në mensë? SKANDALI që shënjoi
Hoteli ku ka qëndruar Kombëtarja

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të mërkurë në lidhje me incidentin e regjistruar në Gjermani, ku një nga anëtarët e stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual me një punonjësje të hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen.

Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se bëhet fjalë për ndihmës magazinierin e FSHF-së, të identifikuar me inicialet O.T. (ZËRI e disponon identitetin e plotë dhe fotografinë e personit, por duke qenë se prezumohet i pafajshëm deri në përfundimin e hetimeve, për arsye etike nuk do i publikojë).

Sipas burimeve të ZËRI-t, ndihmës magazinieri e ka puthur vajzën tek mensa para ndeshjes me Spanjën. Ky kontakt është marrë dhe ai është kthyer në Shqipëri.

Por çfarë dyshohet?

Siç raportohet në mediat e huaja, dyshohet se fillimisht ka pasur një raport mes tyre pasi punonjësja e pastrimit, e ka marrë në fillim O.T si futbollist të kombëtares, duke i dhënë kështu shenja afrimi. Por më pas kur ka mësuar të vërtetën, është sjellë ftohtë, por punonjësi i FSHF-së ka vijuar me insistimin për të krijuar një relacion të befasishëm me punonjësen. Pas kësaj, vajza e ka kallëzuar në polici.

Sipas BILD, pastruesja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen, ka lajmëruar policinë më 23 qershor. E reja u tha komisarëve të policisë në Unna (Rhein-Vestfalia e Veriut) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të. Por deri më tani nuk ka asgjë të vërtetur.

Lidhur me këtë ZËRI ka dërguar një kërkesë për informacion në Federatën Shqiptare të Futbollit, por deri më tani FSHF nuk është përgjigjur për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen, e cila pa dyshim nëse vërtetohet do të njolloste rrugën e Shqipërisë në Kampionatin Europian, Euro 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB