
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku rreth orës 12:50, në rrugën "Aleksandër Moisiu", shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nuk dihet ende se pse gropa e ashensorit ka qenë e hapur, sa kohë që pallati ka qenë i përfunduar si ndërtim.
Poll