
TIRANË- Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj dhe Alekt Deda janë lënë në burg. Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë 'arrest në burg' për 3 të arrestuarit e fundit në kuadër të dosjes “Flakë në det”. Tre të arrestuarit i përkasin grupit të baronit të drogës, Gëzim Çelës.
Gjatë seancës të akuzuarit si një pjesë e grupit të strukturuar kriminal nuk kanë pranuar të japin deklaklarime dhe se do të flasin në një moment të dytë. Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën.
Të tre të arrestuarit janë pjesë e grupit të Çelës dhe të Arben Dalipajt, i cili njihet ndryshe edhe me pseudonimin "Kapelja", strkturë që u zbulua nga anti-droga italiane. Por tashmë kjo çështje ka përfunduar në duart e SPAK dhe të prokurorit Vladimir Mara, i cili ka dokumentuar një sërë episodesh, ku trafikohej lëndë nakotike. Përveç korrierëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, në pranga ka përfunduar Gëzim Çela, i cili u ekstradua nga Kosova në Shqipëri. Por në kërkim është ende "Kapelja". Edhe pse ishte vetë i pranishëm në ditën kur u finalizua operacioni “Flakë në det” që vendosi në pranga 6 trafikantë, mes tyre dhe dy ukrainas, Dalipaj arriti që të shpëtonte./ZËRI