Aktualitet

U gjetën të pajetë në banesë, flasin banorët: S'kishin fëmijë! I gjeti fqinja, nuk dëgjuam gjë

Banorët kanë treguar se askush nuk ka dëgjuar zhurmë, ndonëse bashkëshortët u gjetën me shenja të shumta dhune

f.t
U gjetën të pajetë në banesë, flasin banorët:
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DROPULL- Detaje të reja janë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë të raportuar në Dropull, ku çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup. Fqinjët e të moshuarve kanë treguar se ata ishin çift i lumtur dhe se s’kishin fëmijë. Ndër të tjera banorët kanë treguar se askush nuk ka dëgjuar zhurmë, ndonëse bashkëshortët u gjetën me shenja të shumta dhune, që sipas policisë dyshohet të jenë bërë me mjete të forta rrethanore. 

“Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë. Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna. Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit,” tha fqinja.

Ndërkohë ka qenë shqetësimi i motrës së 88-vjeçares që zbuloi ngjarjen. Ajo jeton në Greqi dhe pasi nuk i janë përgjigjur në telefon ka njoftuar komshijen e tyre, e cila i gjeti të pajetë në banesë.

Pas telefonatës fqinja ka shkuar tek shtëpia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Me pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune.

Dyshohet se të moshuarit mund të jenë dhunuar për vdekje, ndërkohë që autorët dhe shkaqet ende nuk dihen. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se 84-vjeçari është gjetur i vdekur në oborr, ndërsa bashkëshortja e tij brenda në banesë. Deri më tani, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar shenja, që lihet të kuptohet se personi që ka hyrë ka pasur qëllim grabitjen e banesës. Policia po kryen hetimet e nevojshme për të zbardhur krimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB