Aktualitet

VD- Shkaktoi panik tek qytetarët, neutralizohet turisti italian, ecte me thikë në dorë në mes të Sarandës

Në shëtitoren e qytetit, një turist i huaj është shfaqur duke lëvizur me thikë në dorë, duke kërcënuar kështu të gjithë pushuesit e tjerë.

k.m.
VD- Shkaktoi panik tek qytetarët, neutralizohet turisti italian, ecte me
Pamje nga videoja

SARANDË- Një situatë e rrezikshme për qytetarët është shmangur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Në shëtitoren e qytetit, një turist i huaj është shfaqur duke lëvizur me thikë në dorë, duke kërcënuar kështu të gjithë pushuesit e tjerë. Pas lajmërimit të Policisë së Shtetit, menjëherë në shëtitore shkuan 3 efektivë të "Shqiponjave".

MOMENTI ME VIDEO: 

Kështu, siç duket edhe nga pamjet e mësipërme u arrit neutralizimi i turistit italian, fatmirësisht pa shkaktuar pasoja tek pushuesit e tjerë.

Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB