Aktualitet

VD EKSKLUZIVE nga plagosja në Pogradec/ Deis Meko i vendosur "të ndëshkojë" Jolldashin, i zë pritë në rrugicë, plumbat tmerrojnë qytetarët

Në videon e siguruar nga ZËRI, duke qartë momenti kur autori i plagosjes, tashmë i arrestuar nga Policia, Deis Meko zbret nga mjeti i tij tip "Benz".

k.m.

VD EKSKLUZIVE nga plagosja në Pogradec/ Deis Meko i vendosur "të
Pamjet e plagosjes

TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet ekskluzive të plagosjes me armë zjarri në Pogradec, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme. Në videon e siguruar nga ZËRI, duke qartë momenti kur autori i plagosjes, tashmë i arrestuar nga Policia, Deis Meko zbret nga mjeti i tij tip "Benz". Bashkë me të janë edhe 4 persona të tjerë, të gjithë djem të rinj. Fillimisht flasin me një djalë që ndodhet pranë një mjeti të parkuar, duke menduar se ai është objektivi i tyre, Alten Jolldashi. Por shpejt kuptojnë se nuk kanë të bëjnë me të njëjtin person. Por shumë pranë tij gjejnë motorin e të riut që kishin si objektiv. 

Fillimisht një prej tyre e hedh poshtë motorin, ndërsa më pas të tjerët shkojnë pranë tij dhe e gjuajnë më shkelma. Teksa largohen, Meko kujdeset që të kërcënojë djalin që kapi në fillim të videos, me shumë gjasa duke i lënë "porosi" për Jolldashin dhe më pas largohet. Por jo për shumë gjatë. Me të ikur agresorët, atje ku kishte lënë motorin kthehet Alten Jolldashi, i cili ngre nga toka mjetin e tij dhe kalon rrugën. Pikërisht në të njëjtin moment kur grupi me djem po bënin xhiron e dytë në zonë. Ata menjëherë ndalojnë mjetin dhe në një rrugicë, i afrohen dhe e dhunojnë fizikisht. 

Më pas, duket qartë momenti kur nxjerrin edhe armën dhe e qëllojnë 27-vjeçarin disa herë me armë zjarri. Me të "kryer punë' futen me vrap në makinë dhe largohen në shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I plagosuri Alten Jolldashi sillet me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe po mjekohet për 3 plagë ,një plagë mbi gju, një në dorë dhe tjetra në pjesën e kraharorit. Megjithatë fatmirësisht asnjë nuk i ka kapur organet jetësore.

Sipas Policisë së Pogradecit, konflikti i djeshëm nuk ka qenë një konflikt i çastit, të tre djemtë kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt të mëparshëm të tyre dhe më pas dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj djemëve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur. Lidhur me ngjarjen, Deis Meko dhe Kristo Lotis u vetëdorëzuan në polici pas negociatave me familjarët, ndërsa Jolldashi megjithëse tek po mjekohet tek Trauma mbetet i arrestuar në flagrancë./ZËRI

Poll

MOS HUMB