Aktualitet

'Çohu dil jashtë se lokalin e kam prenontuar unë'/ Zbardhet DINAMIKA, sherri nisi para 1 muaji, Meko mori 'hakun' e vëllait

Historia e përplasjes ka nisur 1 muaj më parë në një bar-restorant në zonën e Drilonit.

k.m.
'Çohu dil jashtë se lokalin e kam prenontuar unë'/
Pamje nga vendi i ngjarjes në Pogradec

POGRADEC- ZËRI ka zbuluar sesi ka nisur konflikti që përfundoi në një plagosje me armë zjarri pasditen e djeshme në Pogradec. Burime për ZËRI-n kanë bërë me dije se konflikti mes Alten Jolldashit ka nisur të vëllanë e Deis Mekos, të dy të arrestuar nga Policia për plagosjen. Historia e përplasjes ka nisur 1 muaj më parë në një bar-restorant në zonën e Drilonit. Atje ndodhej Jolldashi me shokët e tij dhe më pas ka shkuar edhe vëllai i Deis Mekos, Albi së bashku me kolegët e tij. Menjëherë sapo ka hyrë i është drejtuar Mekos duke i thën: Çohu dil jashtë se lokalin e kam prenontuar unë.

27-vjeçari i është kthyer duke i thënë që prenontimin e kishte bërë vërtetë, duhet që t'ja komunikonte kamarieri ose pronari, asnjë tjetër. E në atë moment Meko e ka kapur nga xhupi, kurse Jolldashi e ka qëlluar më shuplakë. Pas një muaji, 27-vjeçari dhunohet nga 4 persona me maska, e menjëherë ngjarjen e ka denoncuar, por nuk pati asnjë reagim. Derisa, dje, ndodhi edhe plagosja me armë zjarri në një rrugicë të qytetit të Pogradecit.

Edhe sipas Policisë së Pogradecit, konflikti i djeshëm nuk ka qenë një konflikt i çastit, të tre djemtë kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt të mëparshëm të tyre dhe më pas dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj djemëve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur. Lidhur me ngjarjen, Deis Meko dhe Kristo Lotis u vetëdorëzuan në polici pas negociatave me familjarët, ndërsa Jolldashi megjithëse tek po mjekohet tek Trauma mbetet i arrestuar në flagrancë./ZËRI

Poll

MOS HUMB