Aktualitet

Vajza 20-vjeçare zhduket pa lënë gjurmë, nëna ngre alarmin në Polici: Kam frikë se e kanë rrëmbyer!

Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga e ëma ditën e djeshme.

k.m.
Vajza 20-vjeçare zhduket pa lënë gjurmë, nëna ngre
Foto ilustruese

TIRANË- Një vajzë 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer.

Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga e ëma ditën e djeshme. Në një intervistë të dhënë për "TVA", ajo tregon se e bija doli për të marrë motrat nga shkolla dhe nuk u kthye më në banesë. Ndërsa shton se ka frikë se të bijën e kanë rrëmbyer.

Vajza 20-vjeçare zhduket pa lënë gjurmë, nëna ngre
Anita Qosja

"Goca në 11.00 doli nga shtëpia për të marrë vajzën tjetër që është në klasë të parë. E bënte përditë. Dhe nuk e di a shkoi në shkollë, veç kur u kthye vajza dhe më tha 'mami na hap derën se nuk është motra këtu'. E kam denoncuar dhe nuk kam marrë asnjë informacion. Nuk di asgjë. Policia më tha që tek shkolla nuk ka kamera, ndërkohë që kishte kamera. Të më ndihmojnë,"-tha e ëma e 20-vjeçares, Anita Qosja.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja A. Q., e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja A. Q., 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë,”- njofton policia./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB