
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, në një reagim të shkurtër mbi dënimin e deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, thotë se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga e gjithë trupa. Apeli ndërkohë që nuk ka zbardhur ende të plotë vendimin, ndërkohë që shumë juristë shprehen se vepra penale për të cilën u dënua Salianji, ‘kallëzim publik’ nuk është e referuar në asnjë ligj.
“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në sqarimin e Gjykatës së Apelit.
3 gjyqtarët e apelit që vulosën dënimin me burg të Salianjit ishin Gent Shala, Iliba Bezat dhe Elona Toro./ZËRI