Aktualitet

Urdhri i kryeministrit Edi Rama: largohen drejtuesit e Doganave, Tatimeve dhe QKB-së

Vala e dorëheqjeve pritet të vijojë përgjatë këtyre ditëve, deri në afatin e caktuar.

zh.ll
Urdhri i kryeministrit Edi Rama: largohen drejtuesit e Doganave, Tatimeve dhe
besmir beja-ilir binaj-etugert llazi

TIRANË- Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për dorëzimin e dorëheqjeve deri më 26 tetor, vala e largimeve nga detyra ka nisur menjëherë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Etugert Llazi, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. 

Vala e dorëheqjeve pritet të vijojë përgjatë këtyre ditëve, deri në afatin e caktuar. Në total, preken 132 institucione nga urdhri i Ramës, nga kultura e turizmi, te administrata tatimore, doganore, etj./ZËRI

Poll

MOS HUMB