TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, kundër ratifikimit të marrëvshjes së huasë ushtarake 302 milionë dollarëshe me SHBA-në. PD pretendon se gjatë miratimit të marrëveshjes janë shkelur procedurat dhe për këtë arsye e dërgoi çështjen ne Gjykatën Kushtetuese.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, PD deklaron se nuk e kundërshton marrëveshjen në parim, por procedurën përmes së cilës u miratua në Kuvend me pretendimin se deputetëve nuk u është dhënë koha e mjaftueshme për t'u njohur me me përmbajtjen e marrëveshjes dhe për të ushtruar funksionet e tyre parlamentare.
Mq 27 korrik të këtij viti, Kuvendi miratoi me 74 votat e deputetëve të Partisë Socialiste, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake./ZËRI