
PRISHTINË- Familja e Faton Hajrizit lajmëroi se ditën e dielë në orën 14:00 do të mbajë ceremoninë mortore në Skenderaj. Lajmi është bërë i ditur nga vetë vëllai i viktimës nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Të nderuar familjar, miq e dashamirë, me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se varrimi i djalit, vëllait tonë bëhet me datë 11.08 (e dielë) në ora 14:00 në Skenderaj – Fshati Klinë e Ulët.
Me respekt, familja Hajrizi”, shkroi Artan Hajrizi.
Trupi i Hajrizit iu dorëzua autoriteteve të Kosovës, nga ato serbet, mëngjesin e së premtes. Me kërkesë të familjes, ekspertët mjeko-ligjorë përfunduan autopsinë.
Faton Hajrizi u arratis nga një burg në Kosovë më 6 korrik, ndërsa disa ditë më pas, më 18 Korrik, qëlloi për vdekje një polic serb dhe plagosi kolegun e tij në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Pas sulmit, autoritetet serbe e shpallën në kërkim. Një ditë më pas, më 19, Faton Hajrizi u vra nga autoritetet serbe pranë kufirit të Lloznicës. Ministri i Brendshëm i Serbisë tha se Hajrizi hapi zjarr ndaj Policisë dhe për këtë arsye u ekzekutua menjëherë nga forcat e rendit./ZËRI