
PRISHTINË- Familjarët e Faton Hajrizit shkuan sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore së Kosovës për të identifikuar kufomën që u soll nga Serbia në orët e para të mëngjesit të së premtes. Instituti i Mjekësisë Ligjore tha më parë se do të priste disa raporte nga Serbia, por me kërkesë të familjarëve të Hajrizit sot do të përfundohet edhe autopsia.
Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci tha se qëllimi i familjes ishte të kthenin në Kosovë dhe ia dolën.
Faton Hajrizi u arratis nga një burg në Kosovë më 8 korrik, ndërsa 10 ditë më pas, më 18 Korrik, dyshohet se qëlloi për vdekje një polic serb dhe plagosi kolegun e tij në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Pas sulmit, autoritetet serbe e shpallën në kërkim dhe një dite më pas, më 19, Faton Hajrizi u vra nga autoritetet serbe pranë kufirit të Lloznicës. /ZËRI