KORÇË-Të afërmit e efektivit të 'Shqiponjave' Enea Mekollit, i cili i mbetur i vrarë para në 4 qershor në një operacion në Maliq kanë hapur një fushatë në GoFundMe, ku kanë kërkuar ndihmë financiare për familjen Mekolli për shkak të kushteve që ata gjenden. Të afërmit kërkojnë ndihmë nëpërmjet shqiptarëve anë e mbanë kufijve, për tu gjendur afër sadopak në këto ditë të vështirë familjes.
"Ky aktivitet për mbledhjen e fondeve nuk lind nga bamirësia, por nga respekti, mirënjohja dhe dëshira për të nderuar kujtimin e Eneas. Shumë njerëz kanë shprehur dëshirën për të mbështetur familjen e tij dhe për të treguar vlerësimin e tyre për sakrificën që ai bëri në shërbim të vendit të tij. Çdo kontribut është tërësisht vullnetar dhe do të shërbejë si një gjest solidariteti, respekti dhe kujtimi për një njeri që dha jetën e tij në krye të detyrës,"-thuhet në faqen e GoFoundMe.
Enea Mekolli la pas një fëmijë 8 muajsh, bashkëshorten, nënën dhe babain e tij ndërsa më parë vëllai i tij, polic, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.
Linku ku mund të kontribuoni: GoFundMe