
GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka rikthyer këtë të enjte në detyrë, koordinatorin e FRONTEX në Pikën Kufitare të Kakavijës Behar Tafa, pak ditë pasi u pezullua nga Agjensia e Mbikqyerjes Policore (AMP) për trafik të paligjshëm emigrantësh.
Raportohet se sot gjykata e Faktit në Gjirokastër hoqi masën e pezullimit nga detyra për Tafën duke sjellë rrjedhimisht edhe rikthimin e tij në detyrën e mëparshme.
Po ashtu është hequr masa edhe për Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër dhe Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
Agjensia e Mbikqyerjes Policore i akzonte dy ditë më parë për trafik të paligjshëm emigrantësh dhe i pezulloi nga detyra. Kjo erdhi pas një hetimi diisa mujor në Pikën Kufitare të Kakavijës./Zëri.ai