Aktualitet

U largua nga vendi i aksidentit pa njoftuar, AMP vë në arrest shtëpie policin në Korçë

Vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht - Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor

f.g
U largua nga vendi i aksidentit pa njoftuar, AMP vë në arrest
Foto ilustruese

KORÇE- Një oficer policie pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Korçë është vendosur në "arrest shtëpie" pasi rezulton se më datë 3 mars është përfshirë në një aksident rrugor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit. 

Njoftimi i plotë: 

AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës ndaj një punonjësi policie në Korçë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë, pranë DVP-Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht - Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit./Zëri

Poll

MOS HUMB