Aktualitet

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet pas dy muajsh Fadi Alwan

Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

F.I

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet pas dy muajsh Fadi Alwan

TIRANË-49-vjeçari palestinez, Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Awan është arrestuar pas dy muajsh arrati në Liban. 49-vjeçari Fadi Alwan u kap në Liban me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i Policisë:

Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A..

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Si ndodhi vrasja

Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Pas vrasjes, Fadi Alwan u largua menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë.

49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa u fsheh në Liban./ZËRI

Poll

MOS HUMB