Aktualitet

"Dua ballafaqim me vëllain e Jani Prengës", Dritan Rexhepi rrëfen takimin me gazetarin: I dhashë foto!

Ai pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar të publikohen përgjimet që përflitet, ku dyshohet se ai ka komunikuar me familjarët e Jani Prengës dhe ka kërkuar një përballje me këtë të fundit në gjykatë.

F.I
"Dua ballafaqim me vëllain e Jani Prengës", Dritan Rexhepi
Jani Prenga dhe Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës në vitin 2020 ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO në lidhje me ngjarjen. Rexhepi ka rrëfyer se lajmin e ka marrë vesh nga familjarët e tij, burri i motrës, Dorjan Velaj. Ai pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar të publikohen përgjimet që përflitet, ku dyshohet se ai ka komunikuar me familjarët e Jani Prengës dhe ka kërkuar një përballje me këtë të fundit në gjykatë.

Rexhepi mohoi të jetë ai ‘Gramozi’, personi që del në përgjime duke folur me vëllanë e Jan Prengës, ku rrëfeu dhe një bisedë të zhvilluar me gazetarin Artan Hoxha. Ai ka theksuar se me gazetarin nuk është takuar personalisht, por përmes kunatit të tij, ku i ka kërkuar të publikojë fotot e tij dhe për të treguar se në momentin që ndodhi ngjarja, ai ishte i izoluar në burgun e Ekuadorit.

Dritan Rexhepi: E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka qe kishte ndodhur në Shqipëri. Tentova të merrja informacion në prokurori përmes një familjari tim, nuk mora dot. Ndërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë qe ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarë të familjes. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës. Ju keni hipur në trenin e gazit dhe kërkoni te shkoni atje ku doni ju. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës këtu dhe ka thënë këto fjalë. Doni ta bëni përballje mes meje dhe tij, nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjegjësi ça bëj unë, jo çthonë ta tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jani Prengën, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria, dhe une fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim më vinin gazetat e fotokopjuara. Ndërkohë qe kunati im shkoi te prokuroria e tiranes për këtë çështje, takoj një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thash nuk jam unë personi qe po flitet. Fola me Artan Hoxhën. I dhash disa foto dhe ai i publikoi. Gazetarët po më bënin copa në media. Problemi ishte i hasmërisë, sepse po akuzohesha se kisha marrë një person peng. I thashë Tan Hoxhës, o zotëri merri këto pamjet dhe publikoi, sepse nuk jam unë. Merri fotot te shtëpia i thashë, që familjarët të kuptojnë që nuk jam unë. Unë nuk jam Gramozi nga Vlora që flitet aty. Gramoz nga Vlora ka 500 vetë. Pa bërë asnjë lloj hetimi akuzohem unë. Unë kisha një emër, Dritan. Emrin Gramoz e kam pasur në fëmijëri, deri në moshën 25 vjeç. Vetëm familjarët më thërrisnin Gramoz. Nuk jam i martuar, kam fëmijë me një ekuadoriane. Kam dy fëmijë 5 dhe 3 vjeç. Me Artan Hoxhën nuk jam takuar asnjëherë nga afër. Familjari im e takoi rastësisht dhe pinë një kafe. Nuk kam pasur kontakte të tjera me asnjë lloj gazetari. Për Ndrek Prenga nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Vetëm në gazeta kam lexuar. As për Astrit Prengën, në asnjë rrethanë.

Ndërkohë edhe vetë gazetari Artan Hoxha në një intervistë të dhënë për ABCnews, ka pohuar se ka zhvilluar një bisedë nga burgu i Kuitos në Ekuador me Dritan Rexhepin. Hoxha deklaronte se gjatë bisedës, Rexhepi mohonte të kishte ndonjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës duke theksuar se dikush tjetër ka përdorur emrin e tij për të kërcënuar grupet kriminale pas humbjes së një sasia të madhe drogë në Angli.

Zhdukja e Jani Prengës

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një.

Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma.../ZËRI

Poll

MOS HUMB