Aktualitet

U gjet i pajetë në banesë, ish-deputeti i PS përcjell vëllain në banesën e fundit: Lamtumirë o gjak që të kam në vena

Viktima jetonte në banesë e prindërve të tij, pasi doli nga burgu i Rrogozhinë. Sipas Policisë, ai ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

I.F
U gjet i pajetë në banesë, ish-deputeti i PS përcjell
Arben Isaraj

TIRANË- Ish-deputetit i Partisë Socialiste dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj i ka dhënë lamtumirën vëllait të tij, Altin Isaraj, i cili u gjet disa ditë më parë i pajetë në banesën e prindërve të tij. Viktima jetonte në banesë e prindërve të tij, pasi doli nga burgu i Rrogozhinë. Sipas Policisë, ai ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

“Më datë 29.12.2024, në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Ish-deputeti përmes një postimi prekës në rrjetet sociale i ka dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.

“Lamtumirë Altin!

Sot, sipas asaj që doje dhe kërkove ti, po të përcjellim pranë nënës dhe babait.

Shumë motra dhe vëllezër, shokë dhe miq që ti i kishe pafund, do të donin të ishin pranë teje në këtë ditë për të të prekur me dorë, sy edhe lot.

Por, unë duke i mirëkuptuar dhe i falënderuar, duhet të vendosja atë që doje ti, sepse unë pas ikjes së prindërve, mbeta i vetmi në këtë botë që të preka, të putha dhe përqafova kur “erdhe” dhe “ike” prej saj.

Lamtumirë Altin!

Lamtumirë “o Labo”, i miri i të gjithëve dhe i keqi i vetes nga lindja deri në vdekje.

Lamtumirë vëlla!

Lamtumirë o gjak që të kam në venat dhe zemrën time.

Më prit aty me Astritin dhe Violetën, se do të vij… dhe mos ma mbyll atë derë vëlla”, shkruan Arben Isaraj.

Vëllai i ish-drejtorit të Transportit rrugor u arrestua në vitin 2018, nën akuzën për “Armëmbajtje pa leje” dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Menjëherë pas arrestimit të të vëllait, Isaraj dha dorëheqjen nga post i drejtorit të Trasnportit Rrugor. /ZËRI

Poll

MOS HUMB