Aktualitet

U ekstraduan nga Dubai?/ Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe: U kthyem vetë, na lini të lirë se nuk arratisemi!

GJKKO lë në burg Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

I.F
U ekstraduan nga Dubai?/ Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe: U kthyem
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

TIRANË- Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët u ekstraduan nga Dubai, u lanë në burg nga GJKKO. Mbi Julian Meçaj rëndon akuza për “pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi organizata kriminale”. Ndërsa Plarent Dervishaj akuzohet për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale organizata kriminale”.

Dervishaj dhe Meçaj u shprehem para trupit gjykues se ata erdhën vetë në vendin tonë për t’u përballur me drejtësinë dhe kërkuan masa më të “buta” sigurie. Ata u shprehën para gjyqtares Rudina Palloj se nuk përbëjnë rrezik arratisje. Gjykata iu komunikoi masat e sigurisë vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Jaho.

Gjatë seancës ishte i pranishëm edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet bashkë me Plarent Dervishajn se janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbuloi se "porosinë" për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun. 

Por mbi Dervishajn dhe Meçen rëndojnë edhe akuza të tjera. Plarent Dervishaj u arrestua bashkë me Meçen në Dubai pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit e akuzoi për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Por më pas, SPAK ia hoqi akuzat, duke pretenduar se porosinë e kishte bërë një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës, për të cilin po ashtu sot është vendosur ekstradimi në Shqipëri. Prej kohësh, Lul Berisha fshihej në Alicante. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB