
Zjarri në malin Valikardhës
BULQIZË- Zjarri në malin Valikardhës në Bulqizë vazhdon të jetë aktiv prej 15 ditësh. Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrfikësve dhe ushtrisë nuk është bërë e mundur izolimi i kësaj vatre.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili tashmë ka marrë përmasa kërcënuese për banorët.
Deri më tani, flakët kanë dëmtuar 50 ha pyje ahu dhe pishë e zezë. Bëhet me dije se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri për ta fikur, por nuk kanë mundur ta fikin. /ZËRI
Poll