Aktualitet

U dhunua barbarisht, Vocaj: Mëngjesi u sulmua për shkak të detyrës! Dritan Nano është organizatori

Në një konferencë për mediat, Vocaj tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të një gjyqi që lidhej me pronësinë e një prone, gjyq që e kanë fituar qytetarët që përfqësoheshin nga avokati Mëngjesi.

E.K
U dhunua barbarisht, Vocaj: Mëngjesi u sulmua për shkak të
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se Sokol Mëngjesi është dhunuar për shkak të detyrës së tij si avokat. Në një konferencë për mediat, Vocaj tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të një gjyqi që lidhej me pronësinë e një prone, gjyq që e kanë fituar qytetarët që përfqësoheshin nga avokati Mëngjesi. Vocaj shprehet se pala fituese, jo të gjithë, por një pjesë nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Sipas Policisë, organizator i sulmit është Dritan Jano. Ky i fundit është shopqëruar në polici dhe po merret në pyetje. 

Tonin Vocaj: Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”. Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publik”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB