
TIRANË- Dorian Alia, një nga autorët e përfshirë në dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi është vetëdorëzuar pak minuta më parë në polici. Lajmin e bëri me dije Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj gjatë një konference për mediat. Ai tashmë po merret në pyetje. Vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje. Në ndihmë të Policisë kanë shkuar dhe forcat RENEA.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Aresorët të veshur me zeza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e goditjeve avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim.
/ZËRI