Aktualitet

U dhunua barbarisht nga grabitësi, 82-vjeçarja: Thashë se vdiqa! E kafshova dhe më lëshoi

82-vjeçari është mundur të përballojë forcën e grabitësit dhe i është kundërpërgjigjur duke e kafshuar, në këtë moment ai e ka lëshuar përtokë të mbuluar nga gjaku. Më pas është larguar e florinjtë e marrë. Pas kësaj e moshura është ngritur ka lajmëruar komshinjtë, të cilët e kanë dërguar dhe në spital.

E.K
U dhunua barbarisht nga grabitësi, 82-vjeçarja: Thashë se
Rahime Dardha

DIVJAKË- Rahime Dardha, 82-vjeçarja e dhunuar barbarisht nga grabitësit në fshatin Shenepremte të Divjakës ka rrëfyer minutat e tmerrit teksa dhunohej nga grabitësi. Ajo ka treguar se ngjarja ka ndodhur pas mensatës ndërsa pretendon se ka qenë vetëm një grabitës në banesë, që në fillim e ka shtyrë e më pas shkelmuar.

Ajo ka treguar se është goditur disa herë nga agresori, i cili ishte me kapuç. E moshuara tregon se ai nuk ka folur fare dhe nuk i ka këkruar gjësend, ç’ka shton dyshimet se personi që ka hyrë në banesë e ka ditur mirë se çfarë kërkonte.

82-vjeçari është mundur të përballojë forcën e grabitësit dhe i është kundërpërgjigjur duke e kafshuar, në këtë moment ai e ka lëshuar përtokë të mbuluar nga gjaku. Më pas është larguar e florinjtë e marrë. Pas kësaj e moshura është ngritur ka lajmëruar komshinjtë, të cilët e kanë dërguar dhe në spital.

Rahime Dardha: Unë isha vetëm, fillikat në shtëpi. Ishte ora 12:30. Dola në banjë dhe kur u ktheva do hyja te dhoma e gjumit, dera e jashtme hapur. Thashë ka fryrë erë dhe është hapur dera, e mbylla. Pasi u ktheva për të hyrë në dhomë, ai nga mbrapa, më kapi nga mbrapa, më vuri pas pllakës, përmbys. Pastaj torturë. Nuk më tha asgjë. Ishte me kapuç. Më vuri gjunjët te mesi, më kapi qafën ma përdrodhi. Hej Zot i madh. Isha vetëm në shtëpi. Më kapi në gojë me gishta, unë e kafshova dhe si duket i dhembi dhe më lëshoi, gjaku shkoi rrëke. Kur e kafshova më lëshoi dhe doli jashtë. Thashë o Zot i madh çfarë ju kam bërë, por torturë e madhe. Nuk kanë marrë gjë në shtëpi, vetëm vëthët dhe unazat që kisha vënë. Pasi iku ai, po më shkonte gjaku, mora leckën për të larë gjakun e lajmërova komshinjtë me telefon. Erdhën komshinjtë më gjetën të larë në gjak. Kam vuajtur të zezën e ullinjve. E quajta veten të vdekur. Pastaj më çuan në spital. A bëhet kjo gjë, duke ndenjur në shtëpi, një plakë 82 vjeçe të dhunohet?!

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Divjakës ka arretsuar Ardian Ballën dhe Gentian Keçin, 25 dhe 19 vjeç. Për shkak të goditjeve në kokë, e moshuara ka marrë plagë të shumta në fyturë ndërsa ka pësuar fraktura në brinjë. Sipas Policisë dy të rinjtë kanë vjedhur dhe 4 banesa të tjera të braktisura ku kanë marrë bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB