Aktualitet

Hajdutët rrahin barbarisht të moshuarën në Divjakë, i vjedhin florinjtë

Rahime Dardha ra viktimë e grabitjes, ndërkohë që autor të ngjarjes ishin dy të rinj nga i njëjti fshat në Divjakë

E.K
Hajdutët rrahin barbarisht të moshuarën në Divjakë, i
Gruaja e dhunuar

DIVJAKË- Një rast i rëndë i grabitjes me dhunë ka ndodhur në Divjakë, ku viktimë ka rënë një grua e moshuar, Rahime Dardha. Në prangat e policisë ranë Adrian Balla, 25 vjeç, dhe Gentian Keçi, 19 vjeç, ndërkohë që burime bëjnë me dije për Zëri.ai se të rinjtë kanë qenë fqinj me gruan e dhunuar.

Gruaja ka përfunduar e gjakosur dhe me trauma të shumta në fytyrë, si pasojë e dhunës që kanë ushtruar dy të rinjtë ndaj saj.

Nga veprimet hetimore rezultoi se të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.

Në lidhje me këtë rast të rëndë ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka nxjerrë dhe një foto të gruas e cila shihet me fytyrën e mavijosur si pasojë e dhunës.

“NENA NE FOTO ESHTE RAHIME DARDHA, BARBARISHT E DHUNUAR! Eshte nga Shenepremte,  Divjake.Tre dite me pare, dy horra po nga ky fshat, kane hyre dhunshem ne shtepine e saj, per te vjedhur, kane vjedhur gjithcka gjeten; 82 VJEC, E VETME, I KA REZISTUAR GRABITESVE, te cilet e kane dhunuar barbarisht, katandisur keshtu-sic e shihni!

Nga momenti i pare i ngjarjes deri dje ne mbremje vone, POLICIA NE DIVJAKE ka kryer cdo veprim te parapare nga ligji, per te vene ne PRANGA grabitesit. DJE NE MBREMJE VONE JANE LIDHUR ME PRANGA, QE TE DY; Me ta jane gjetur edhe materialet e vjedhura. Shume shume faleminderit POLICISE SE DIVJAKES!

Ne ane tjeter; Sic thashe, te dy grabitesit jane nga i njejti fshat, fqinje domethene; ME TURP NUK KA!
Te dish sa vjec eshte, te dish qe eshte e vetme dhe e pambrojtur dhee ta dhunosh keshtu, NUK KA NDODHUR KURRE ME PARE, KURRE NE ATE FSHAT! MEZI PRES QE FSHATI TE REFLEKTOJE NDAJ NJE BARBARIE TE TILLE!”, shkruan Braçe në postimin e tij.

Mësohet se gruaja jetonte e vetme në banesën e saj, për shkak se fëmijët ndodheshin në emigracion./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB