Aktualitet

"Do ta bëj mishin copa-copa"/ Dëshmitari zbardh kërcënimin e Valter Mollajt për Martin Çeçon

Valter Mollaj, shkoi mori litarin, që kishte në makinë, në pjesa e shoferit, ndërkohë që Edlir Mollaj mbante me forcë viktimën dhe Valter Mollaj, duke i dalë nga pas Çeços, i hodhi litarin në qafë dhe e shtrëngoi derisa e mbyti.

F.m
"Do ta bëj mishin copa-copa"/ Dëshmitari zbardh
Martin Çeço, të pandehurit dhe Martina Pajollari

TIRANË- Një telefonatë e ka nxjerrë në pritë Martin Çeçon, 26-vjeçarin që u vra në zonën e Kolanecit në Maliq të Korçës. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se një nga dëshmitarët dhe bashkëautorët në vrasjen e Martin Çeços është Bleti Angjo, çobani i deleve të Valter Mollaj. Ky i fundit në dëshminë e tij ka implikuar, Valterin, Edlirin dhe Tina Pajollarin. Ndërsa sqaron se është kërcënuar dhe goditur nga Valter Mollaj, për të mos folur para policisë. Valter Mollaj kishte vite që kishte një lidhje jashtë martesore me Martina Pajollarin dhe sipas Bleti Angjos, ai ia kontrollonte shpesh telefonin për të parë nëse viktima i kishte shkruar përsëri.

Në datën 12 qershor 2022, kuptoi që ata komunikonin në “Messenger” dhe i tha Martina Pajollarit t’a telefononte viktimën dhe të tallej me të duke i thënë të takoheshin e të pinin një kafe pastaj t'i thoshte se ishte e dashura e Valter Mollaj dhe ajo atë gjë bëri.

Sipas dëshmisë së Angjos, para se të niseshin në fshatin Kolanec, ku do të zhvillohej takimi, Mollaj e ka telefonuar Çeçon dhe i ka thënë: Po vij të ta bëj mishin copa-copa me thikë…

Martin Çeço, e ka ndjerë veten të frikësuar dhe ka filluar të qajë, ndërsa telefonin e tij e ka marrë babai i Martinit, Nevzati, i cili ka vijuar bisedën me Valter Mollajn, por ky i fundit e ka kërcënuar duke i thënë se: …xhaxhkë, ti vetëm një plumb do…!

Sipas Bleti Angjos, ai ka shkuar në vendin e krimit pa vullnetin e tij, por i detyruar nga Valter Mollaj, i cili ishte i dhunshëm me të dhe para se të niseshin ai ju tha atij, Edlir Mollajt dhe Martina Pajollarit se do e vriste Martin Ceçon.

Angjo nuk e kujton si erdhi Edlir Mollaj tek kasollja ku u bë telefonata me viktimon, por shton se me shumë mundësi e njoftoi vetë Valter Mollaj duke i shkuar në shtëpi, pasi ai jeton atje pranë.

Valter Mollaj, i kishte thënë gjatë telefonatës viktimës se ku do takoheshin në Kolanec. Mollaj nuk kaloi tek ura, por mori një rrugë tjetër që kalon nga fshati Lekas dhe kur arritën në Kolanec, Martin Çeçon e gjetën duke i pritur.

Valter Molla i tha: “Hajde”, dhe ai u ul në vendin e pasagjerit përpara, ku ishte ulur Edlir Mollaj dhe Edliri kaloi mbrapa.

Gjatë rrugës për në rezervuarin e fshatit Kolanec, Edlir Mollaj e gjuajti viktimën pas koke dhe atij i zuri koka tek kroskoti i makinës.

Kur arritën tek rezervuari, nga makina kanë zbritur të gjithë, ndërsa Edlir Mollaj e mbante Çeçon, Valter Mollaj e gjuajti me grusht në fytyrë afër syrit.

Në këtë moment Valter Mollaj, shkoi mori litarin, që kishte në makinë, në pjesa e shoferit, ndërkohë që Edlir Mollaj mbante me forcë viktimën dhe Valter Mollaj, duke i dalë nga pas Çeços, i hodhi litarin në qafë dhe e shtrëngoi derisa e mbyti.

Sipas Bleti Angjos, ai dhe Martina Pajollari nuk bënë asgjë gjatë kësaj kohe dhe pasi Çeço ra në tokë Valteri dhe Edi e kapën nga duart.

Ndërsa Valter Mollaj i bërtiti atij: …kape nga këmbët… dhe duke e ngritur peshë ecën pak metra dhe e hodhën në ujë.

Menjëherë u nisën për në Marjan dhe në kthim mjetin e drejtoi Edlir Mollaj, nga e njëjta rrugë e keqe me gropa dhe arritën në fshat kur po zbardhte dita.

Dëshmitari ka treguar se ditën e nesërme kur do dilte në mal me bagëtitë, Valter Mollaj e ka gjuajtur dhe e ka kërcënuar me fjalët: …mos trego se do të të vras dhe vetëm nga frika e tij nuk tregova që në fillim se, në vendngjarje, ishte dhe Martina Pajollari….

Poll

MOS HUMB