
GREQI-Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi ndodhet për kurim në spitalin "Ungjillëzimi” në kryeqytetin grek pas përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore që e bëri të nevojshme transferimin e tij pasditem e sotme (3 janar 2025) nga Tirana në Athinë.
Sipas Protothema, kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk është i intubuar dhe po komunikon normalisht, ndërsa iu është nënshtruar një sërë analizash laboratorike. Mjekët po monitorojnë nga afër gjendjen e tij dhe, ndërsa sot pritet përditësimi i parë mjekësor mbi shëndetit të tij. Sipas informacioneve, ai ka pasur hemorragji gastrointestinale dhe edemë pulmonare dhe "gjendja e tij është shumë serioze'.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të mbrëmjes së të enjtes dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangelismos”.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital privat në Shqipëri pak ditë më parë dhe më pas u bë e ditur se ai ishte infektuar me një virus sezonal. Por edhe pse u raportua se gjendja e tij ishte e mirë, me kalimin e ditëve pësoi përkeqësim. Ndaj dhe u vendos që të dërgohet në Athinë, në spitalin “Evangelismos”, ku në vitin 2020 u kurua pasi ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit./ZËRI