Aktualitet

U bllokuan te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen 4 turistët çekë

Policia njofton se ata mbetën të bllokuar, teksa po eksploronin natyrën.

I.F
U bllokuan te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen 4
Pamje nga operacioni i shpëtimit

TIRANË- 4 turistë çekë që kishin mbetur të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit” janë shpëtuar. Policia njofton se ata mbetën të bllokuar, teksa po eksploronin natyrën. Ata janë shpëtuar pas disa orësh kërkimësh dhe bëhet me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën dhe profesionalizimin e treguar. Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB