Aktualitet

U arrestuan për dhunë gjatë protestës së 20 shkurtit, 4 të rinjtë lirohen me detyrim paraqitje

Mësohet se seanca u ndoq edhe nga deputetët e opozitës.

f.t
U arrestuan për dhunë gjatë protestës së 20 shkurtit, 4
4 protestuesit në gjykatë

TIRANË- Kanë dalë para gjykatës 4 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës së “Foltores” më 20 shkurt. Të arrestuarit  Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis, pas seancës gjyqësore, e cila zgjati 35 minuta u vendos ndaj tyre masa ‘detyrim paraqitje’.

Katër të rinjtë u vunë në pranga të Policisë për dhunë të ushtruar gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Protestuesit, kanë hedhur kapsolla, 21 flakadanë, 7 molotov në drejtim të punonjësve të Policisë dhe kryeministrisë. 

Protesta u zhvillua pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së. Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha zhvilloi një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha e ndoqi nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve, të cilët hodhën molotov, kapsollë dhe tymuese drejt Kryeminsitrrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB