
VLORË- Banorët e zonës së Dukatit shprehen të shqetësuar për shkak të ndotjes që po i bëhet zonës së Parkut Kombëtar të Llogarasë nga një fabtrikë për prodhimin e asfaltit e ndërtuar nga një kompani ndërtimi. Sipas banorëve, por dhe siç mund shihet edhe nga pamjet, tymi po shkakton ndotjen e zonës. Duke larguar kështu edhe ata pushues që mund të zgjedhin Parkun Kombëtar të Llogarasë si destinacion për fundjavën.
Fabrika është ndërtuar në hyrje të Parkut dhe me sa duket i shërben kompanisë që po merret me punime për prodhimin e asfaltit. Por me një kosto shumë të lartë në mjedis dhe në turizëm, duke marrë parasysh që Parku Kombëtar i Llogarasë është i vizitueshëm çdo ditë të vitit. Po ashtu, edhe në Vlorë, prej 10 ditësh vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve urbane, vetëm 5 kilometra nga qyteti. Zjarri i vënë tek pika e grumbulimit të mbetjeve ka krijuar ndotje masive të ajrit. Prej erës së rëndë dhe tymit toksik po vuajnë më së shumti banorët e lagjes “24 Maji” dhe ata të Nartës që kanë shtëpitë afër fushës ku grumbullohen mbetjeve urbane të gjithë Vlorës./Zëri.ai