
TIRANË- Kaosi i shkaktuar nga opozita në seancën e sotme Parlamentare, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. "Reuters", “Corriere della Sera”, "The Guardian", “La presse”, "TRT' dhe mediat greke kanë ndarë pamje nga Kuvendi shqiptar dhe kanë pasqyruar gjithashtu seancën e tensionuar mes tymit dhe zjarrit.
Reuters shkruan se "anëtarët e Partisë Demokratike të opozitës shqiptare ndezën tymuese dhe një zjarr të vogël, të fikur me shpejtësi, në mes të parlamentit të hënën në një përpjekje të dështuar për të ndaluar votimin e buxhetit të 2024-s."
The Guardian shkruan opozita shqiptare ndez zjarr në parlament gjatë protestës antiqeveritare.
"Corriere della Sera” shkruan se parlamentin shqiptar e ka përfshirë kaosi, pasi opozita ndezi tymuese e më pas zjarr në kuvend. “Qëllimi i opozitës është të krijojë komisione parlamentare hetimore për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të degës ekzekutive,” shkruan kjo media duke cituar “La presse”.
Mediat greke e kanë pasqyruar gjithashtu kaosin në Kuvend, duke shkruar se “para tymit e zjarrit, personeli i sigurisë u vendos para ulëses së kryeministrit Edi Rama për ta mbrojtur nga incidentet.”
Media turke TRT publikoi pamje nga seanca e tensionuar, duke përfshirë paralajmërimin e Sali Berishës se nuk do të ketë kthim mbrapa deri në rikthimin sipas tij të parlamentarizmit.
Seanca u zhvillua mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit. edion Nallbati ka qenë ai që i ka vënë flakën duke ndëzur zjarrin. Gjithsesi PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai