
GAZA – Një familje shqiptare, e cila jetonte në Gaza, është ratdhesuar në vendin tonë.Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur janë larguar nga luftimet në Lindjen e Mesme.
Operacioni për riatdhesimin e familjes ka përfunduar me sukses sot në mesditë, pas shumë peripecish. Ky operacion arriti të finalizohet, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro, si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit.
Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t'i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 20, 2023
Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve… pic.twitter.com/hJcJMjNq5c
Largimin e sigurt të tyre e ka njoftuar ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili bën me dije se operacioni për zhvendosjen e tyre përfundoi me sukses mesditën e sotme.
“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, shprehet ministri i Jashtëm.
Një javë më parë, nga Gaza janë kthyer dhe 5 shqiptarë të tjerë. Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se janë kthyer në Shqipëri një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur.

Hasani, përpara 7 ditësh shkruante se familja shqiptare po qëndron në Egjipt. Ai shtoi se po vazhdojnë procedurat, për të kthimin e tyre në atdhe. Ministri falendëroi autoritetet izraelite dhe egjiptiane dhe diplomatët shqiptarë në këto dy shtete, për kryerjen e operacionit kompleks./Zëri.ai/