Aktualitet

Abuzonte me 16-vjeçaren! Mjeku furnizonte me armë e tritol bandat e Tiranës, plani për vrasjen e Gjon Menës dhe Domart Konjarin

Sot, ai u vendos në pranga, por kjo nuk është hera e parë që Hasi ka probleme me Policinë e Shtetit, pasi më herët mjeku është hetuar edhe nga SPAK.

k.m.
Abuzonte me 16-vjeçaren! Mjeku furnizonte me armë e tritol bandat e
Dervish Hasi

TIRANË- Mjeku kardio-kirurg, i cili për pak kohë ka punuar tek spitali "Hygea", Dervish Hasi është arrestuar nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi prej disa kohësh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur rreth 16 vjeçe duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Sot, ai u vendos në pranga, por kjo nuk është hera e parë që Hasi ka probleme me Policinë e Shtetit, pasi më herët mjeku është hetuar edhe nga SPAK. Disa vite më parë, Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Hera e parë që emri i tij u bë pjesë kronikës së zezë, ishte më 23 Janar, 2019, kur edhe mjetit të tij iu vendos një sasi tritoli. Në rrëfimin e tij, mjeku pretendonte se nuk kishte konflikte me askënd, ndërsa Policia ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe makinën e tij kishte shpërthyer në rrugën “Belul Hatibi”, 10 minuta pasi kishte hyrën në xhami. Për ngjarjen, pista që po ndiqej ishte ndonjë konflikt i mundshëm për shkak të profesionit. Por e vërteta ishte tjetër. 

Më shumë detaje dolën më 9 Shkurt 2021. Pas arrestimit të Ermond dhe Enver Jamakut, që me porosi të Gjergj Cukalit, shpërthyen me tritol makinën e Gjon Menës në Kamëz, doli edhe emri i tij. Më konkretisht, Enver Jamaku tregoi se për disa raste kriminale ku edhe kishte marrë pjesë armët i kishte dërguar në shtëpinë e kirurgut. Sipas tij, në shitjen e armëve ishte implikuar edhe i biri i doktorit, Enes Hasi. Përveç Gjon Menës, doktori kishte siguruar edhe "mjetet" për ekzekutimin e Domart Konjarit, i cili aktualisht është në arrati. 

Pavarësisht se bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar emrat e tyre si të përfshirë në tregtinë e armëve, Policia dhe SPAK, nuk i arrestoi kurrë. Edhe pse nga rrëfimi i Enver Jamakut u zbuluar se sulmi me tritol në mjetin e doktorit ndodhi për shkak të tregtisë së armëve dhe municioneve, sërish drejtësia dështoi që ta ndëshkonte. 

Por me rrëfimin e Jamakut, më 12 Prill, 2021, u zbulua se një nga armët e përdorura për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, klani Duka e kishte blerë pikërisht në këtë bazë. Enver Jamaku bashkëpunoi me prokurorinë duke zbardhur edhe tre ngjarje të tjera kriminale ku ata kishin marrë pjesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB