Plagosi 40-vjeçarin/ Momenti kur autori largohet i qetë me biçikletë
SHKODËR- Dedë Bici qëlloi me armë ndaj Aleksandër Curajt, duke e lënë atë të plagosur. Në pamjet e publikuara pasi qëlloi të paktën 4 herë, Bici shihet teksa largohet për te vendi ku kishte lënë biçikletën dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, hipi mbi të e u largua.
Pamjet më poshtë tregojnë momentin.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Shkodër. Mësohet se Aleksandër Curaj i kishte borxh një shumë parash 59-vjeçarit. Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara ngjarjes janë konfliktuar fizikisht.
/ZËRI
Plagosja në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)

SHKODËR- Pak orë nga ngjarja është identifikuar autori i plagosjes, si shtetasi Dedë Bici nga Lezha.
Mësohet se Aleksandër Curaj i kishte borxh një shumë parash 59-vjeçarit. Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara ngjarjes janë konfliktuar fizikisht.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e Bicit. /ZËRI
Shkak borxhi/ Zbardhet ngjarja në Shkodër: Polici ndërhyri, autori: E zgjidhim vetë!

SHKODËR- Është zbradhur ngjarja e rëndë në Shkodër, ku mbeti i plagosur Aleksandër Curaj 40 vjeç. Pak orë nga ngjarja është identifikuar autori i plagosjes, si shtetasi Dedë Bici, i cili pasi ka qëlluar katër herë në drejtim të Curaj është larguar me një biçikletë, ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij.
Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara ngjarjes janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh. Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40 vjeçarin.
Gjithashtu mësohet se 40-vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik. Plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e këmbimit valutor të njohur si "Dollari". Aktualisht, i plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Policia po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen.
/ ZËRI
“Ka qëndruar 10’ në trotuar”, flet dëshmitarja e plagosjes në Shkodër: Më jepni ndihmë

SHKODËR- Detaje të reja nga plagosja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u qëllua 4 herë me armë Aleksandër Curri. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa plumbat e kanë prekur në zonën e barkut.
Një prej dëshmitareve që ka qenë në vendin e ngjarjes, është shprehur se i plagosuri ka qëndruar për 10 minuta pa marrë ndihmën mjekësore.
“Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkoi sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë më jepni ndihmë!’ -tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhashë ndihmën e pare”, shprehet dëshmitarja.
40-vjeçari Curri nuk raportohet që të ketë precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit./ZËRI
PAMJET- I shtrirë në trotuar, të plagosurin në Shkodër e ndihmon një grua

SHKODËR- Aleksandër Curaj ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, i plagosuri është fiksuar nga kamerat e të pranishmëve në vendin e ngjarjes, teksa ishte ende i shtrirë në trotuar.

Pranë tij është vetëm një grua që i jep ndihmën e parë dhe ujë.

Plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e këmbimit valutor të njohur si "Dollari". Aktualisht, i plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Autori ndodhej në biçikletë. Ai e ka qëlluar viktimën me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës së Brendshme./ZËRI
Zbulohet emri i të plagosurit në Shkodër
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Është zbardhur identiteti i të plagosurit në Shkodër, ndaj të cilit u qëllua katër herë me armë zjarri.
I plagosuri është 40-vjeçari Aleksandër Curri. Curri mësohet se ka qëndruar prej 10 minutash i shtrirë në trotuar, ,i vetëdijshëm teksa një grua e pastrehë i ka dhënë ndihmën e parë.
40-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa plumbat e kanë prekur në zonën e barkut.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.
/ZËRI