Aktualitet

“Tronditen” Burgjet, jep dorëheqjen drejtori Admir Abrija

Largimi i tij vjen rreth dy muaj pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit

E.K
“Tronditen” Burgjet, jep dorëheqjen drejtori Admir Abrija
Admir Abrija

TIRANË- Ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtori i përgjithshëm i burgjeve Admir Abrija. Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme do të bëhet publik edhe emri i drejtuesi të ri të burgjeve, nga Ministria e Drejtësisë. 

Mësohet se Abrija do të emërohet në një post tjetër në administratën publike.

Abrija u përball me kritika pas ngjarjes së 15 Dhjetorit, në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë Arben Lleshi, ndërsa autori Sokol Mjacaj, kishte mundur që të fuste armë brenda ambienteve të institicionit të vuajtjes së dënimit.

Edhe pse në zyrën e Abrisë 15 ditë para vrasjes drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha i kishte dërguar një letër drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për ta informuar mbi situatën brenda godinës, prej tij nuk u mor asnjë masë. Mosveprim që solli edhe vrasjen brenda burgut, një episod i pandodhur më parë në Shqipëri.

Admir Abrija u emërua në krye të Burgjeve në Dhjetor të vitit 2021, duke zëvendësuar Agim Ismailin. Abrija vinte nga një karrierë në fushën e policisë, si dhe ka mbajtur poste drejtuese në institucione të ndryshme publike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB