Aktualitet

Tritoli në lokalin e Tiranës, shkak konflikti për pronën

Një nga pistat kryesore ku Policia ka shtrirë hetimet është ajo e një konflikti për pronën në vendin ku ndodhet lavazhi dhe parkimi i automjeteve.

f.t
Tritoli në lokalin e Tiranës, shkak konflikti për pronën
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbradhur nga vendosja e tritolit në ambientet e jashtme të lokalit në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë. Biznes ky i marrë me qira nga 40-vjeçari, Armand Xhaferraj. 

Sipas hetimeve rezulton se kanë qenë 2 persona që kanë vendosur rreth 100 gram tritol. Njëri prej tyre ka qëndruar në makinë, ndërsa tjetri ka vendosur tritolin në derën e lokalit dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor ka njoftuar se një nga pistat kryesore ku ka shtrirë hetimet është ajo e një konflikti për pronën në vendin ku ndodhet lavazhi dhe parkimi i automjeteve. Prona rezulton se ka mbivendosje emrash të disa pronarëve. 

Pronari i lokalit ka dëshmuar se nuk ka dyshime se kush mund ti ketë vënë eksplozivin, duke mos dhënë më shumë detaje që mund t’i vinin në ndihmë grupit hetimor. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy biznese pranë lokalit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB