Aktualitet

VIDEO- Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë, detajet

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

f.t
VIDEO- Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në ambientet e jashtë të një lokali në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën 'Sali Butka'.  Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Nuk dihet nëse pronari i lokalit 40-vjeçar, Armand Xhaferraj ka pasur konflikte me njeri. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy biznese pranë lokalit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambjentit dhe po punon për kapjen e autorëve.


Njoftimi i policisë:

Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Poll

MOS HUMB