
TIRANË-Kulla 39 kate që do të ngrihet pas Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit do të ketë një formë mikse me tre pjesë. Në foto e siguruata nga Kapital.al shihet se njëra prej tyre është rrethore, e dyta katrore dhe e treta duket që ka formën e një trekëndëshi.

Kulla që do të ndërtohet pas Inxhinierisë së Ndërtimit ishte pjesë e grupit të dytë të thirrjeve për kullat e shtetit. Ajo është projektuar nga studio Bahuku. E njëjta studio ka projektuar edhe zyrat e shtetit, që do të ndërtohen tek godina e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pranë shkollës Harry Fultz.
Ndërtesa, e cila do të shërbëje për të akomoduar punonjësit e disa institucioneve publike do të ketë formën e një stalle, me çati në formë U-je.

Këto dy projekte të shpallura fituese në Grupin e dytë, tani do të tenderohen. Kompania ndërtuese, e cila do të shpallet fituese do të ndërtojë zyrat e shtetit dhe në këmbim do të marrë falas tokën shtetërore pas Inxhinierisë së Ndërtimit, ku do të ndërtojë kullën 39 kate. Projekti për energjizimin e qyteteve po zhvillohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare./Kapital