Aktualitet

Tre vite në arrati, ekstradohet nga Greqia grabitësi i argjendarisë

Mevlani është futur në argjendarinë në  lagjen “18 Shtatori”, dhe ka kanosur shitësin me armë zjarri.

F.m
Tre vite në arrati, ekstradohet nga Greqia grabitësi i
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 45-vjeçar është ekstraduar nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Personi i identifikuar si Armando Mevlani, ka grabitur një bizhuteri në Gjirokastër bashkë me një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. Mevlani është futur në argjendarinë në  lagjen “18 Shtatori”, dhe ka kanosur shitësin me armë zjarri.

Njoftimi zyrtar nga Interpol Tirana

Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.  Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

Poll

MOS HUMB