Aktualitet

Gjobitet me 4 mln lekë resorti “Bojo” në Radhimë

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj administratorit Bojo Begotaraj, 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.

F.m
Gjobitet me 4 mln lekë resorti “Bojo” në Radhimë
Bojo

VLORË- Resorti Bojo në Radhimë është gjobitur me 4 milionë lekë të vjetra. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos gjoba. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj administratorit Bojo Begotaraj, 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.

Njoftimi i DVP Vlorë

U konstatua duke gjeneruar muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 400 000 lekë dhe procedohet penalisht pronari i lokalit në Radhimë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.

Poll

MOS HUMB